Pas një fundi të “trazuar” të sezonit, Interi ka nisur fuqishëm nga puna për të ndërtuar skuadrën e të ardhmes.
Mediat italiane bëjnë me dije se zikaltërit kanë “piketuar” mesfushorin e Atalantës, Ederson, si afrimin e duhur.
Operacion ky në dukje mjaft i vështirë, pasi bergamaskët nuk e lëshojnë brazilianin pa paguar klauzolën 60 milionë euro.
Në këto kushte, te Interi po mendojnë që të përfshijnë në tratativa Kristjan Asllanin, duke shtuar më pas disa para, për të arritur te Ederson.
Mbetet për t’u parë si do shkojnë gjërat, me kartonin e Asllanit që nuk vlerësohet më shumë se 15 milionë euro. Vera sjell surpriza dhe kjo mund të jetë një nga ato.