Shqipëria do të sfidojë Andorrën, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Tekniku i kuqezinjve, Sylvinho ka vendosur për futbollistët që do të shikojnë nga tribuna, këtë ndeshje. Bëhet fjalë për Etnik Brruti, Andi Hadroj dhe Simon Simoni.
Kujtojmë që pikërisht këta futbollistë ishin përzgjedhur për të qëndruar në tribunë, edhe në takimin ndaj Anglisë.
Ekipi i Sylvinhos, pas humbjes ndaj Anglisë, do të kërkojë të marrë pikët e para në kualifikuese. Takimi i kësaj të hëne do të nisë nga ora 20.45 dhe do të zhvillohet në “Arena Kombëtare”.