Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ndarë një mesazh për nisjen e vitit të ri shkollor, teksa përcolli tre fëmijët e saj në bankat e shkollës.
“Dreni ka sivjet klasën e parë”, u shpreh Tabaku, duke e përshkruar këtë ditë si një moment gëzimi për familjen, por edhe si një kujtesë për sfidat me të cilat përballet arsimi në Shqipëri.
Sipas saj, prindërit dhe nxënësit vazhdojnë të përballen me mungesë kushtesh, rritje çmimesh për librat dhe barrën e rëndë të taksave.
“E ardhmja e vendit fillon pikërisht në bankat e shkollës,” tha deputetja demokrate, duke shtuar me një ton humoristik: “Fëmijët tanë duan dije, ne prindërit duam pak më shumë qetësi. Të shohim kush ia del i pari këtë vit.”