back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetTabaku: Shkollat bosh tregojnë krizën e Shqipërisë dhe humbjen e të ardhmes

Tabaku: Shkollat bosh tregojnë krizën e Shqipërisë dhe humbjen e të ardhmes

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar rënien e ndjeshme të numrit të nxënësve në shkolla gjatë viteve të fundit, duke e cilësuar situatën si një krizë të kombit që po zvogëlohet dhe plaket.

Sipas saj, vetëm në 5 vitet e fundit, në shkolla janë 61 mijë nxënës më pak, ndërsa gjatë një dekade, rënia kap shifrën e 31%, ose 112 mijë nxënës më pak. Tabaku e lidh këtë situatë me politikat e qeverisë dhe pasigurinë ekonomike, duke theksuar se ulja e lindshmërisë është pasojë e një sistemi që nuk ofron siguri për familjet shqiptare.

“Vetëm në 5 vitet e fundit janë 61 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës. Në një dekadë, rënia është 31% – plot 112 mijë nxënës më pak se kur erdhën socialistët në pushtet. Një krizë e një kombi që po zvogëlohet dhe zbehet ditë pas dite,” tha Tabaku.

Deputetja kritikon qeverinë për përpjekjet për të mbuluar këtë realitet me propagandë dhe projekte digjitale, ndërsa thekson dallimin mes fshatrave bosh dhe Tiranës të mbingarkuar. “Shkollat bosh janë pasqyra më e dhimbshme e këtij realiteti. Ndërsa emigrimi gërryen vendin, qeveria përpiqet ta mbulojë me propagandë dhe projekte fantashkencore digjitale. Një vend i ndarë mes boshatisjes së fshatrave dhe një Tirane të mbingarkuar është një vend i dënuar të humbasë betejën me të ardhmen,” shtoi ajo.

Mesazhi kryesor i Tabakut është se opozita duhet të angazhohet për të mbrojtur familjen dhe të ardhmen e Shqipërisë, duke luftuar për një sistem që ofron siguri dhe shpresë për të rinjtë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat