back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetTabaku: TVSH-ja 20% po mbyt bujqësinë shqiptare

Tabaku: TVSH-ja 20% po mbyt bujqësinë shqiptare

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka ngritur alarmin për gjendjen kritike të bujqësisë në Shqipëri, duke kritikuar ashpër politikat fiskale të qeverisë. Në një deklaratë publike, Tabaku ka theksuar se rritja e TVSH-së në nivelin 20% është një vendim i gabuar që ka sjellë pasoja të rënda për fermerët, veçanërisht për ata të vegjël, duke rritur informalitetin dhe duke e bërë sektorin bujqësor gjithnjë e më të pambështetur.

“TVSH-ja e lartë ka shkatërruar prodhimin vendas. Ajo duhet të rikthehet në nivelin e mëparshëm prej 6%, ose në rastin më të mirë në 0%, për të ndihmuar fermerët që tashmë janë në kufijtë e mbijetesës,” deklaroi Tabaku në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Deputetja kërkoi që mbështetja për bujqësinë të mos kufizohet vetëm në grante të shpërndara në mënyrë të shkëputur, por të fokusohet në politika të mirëfillta fiskale dhe tatimore që nxisin prodhimin, forcojnë lidhjen midis fermerëve të vegjël dhe atyre të mëdhenj, dhe i japin jetë ekonomisë së zonave rurale.

“Pa ndryshime serioze, fshati do të vazhdojë të vdesë, ashtu siç ka ndodhur vitet e fundit. Toka është pasuria më e madhe që ka Shqipëria, dhe po mbetet djerrë,” shtoi ajo, duke paralajmëruar një të ardhme të zymtë për zonat rurale nëse nuk ndërhyhet me politika të menduara.

Sipas Tabakut, modeli ekonomik aktual ka dështuar për ta kthyer bujqësinë në një sektor strategjik, ndërsa mungesa e përkrahjes reale po largon të rinjtë nga fshatrat dhe po zbraz zonat prodhuese të vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat