Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka mbledhur këtë mëngjes në selinë qendrore të PS drejtuesit politikë në qarqe.
Ende nuk është bërë i ditur qëllimi i këtij takimi, i cili shënon mbledhjen e parë të strukturave drejtuese të PS për vitin 2026.
Në mbledhje marrin pjesë disa nga figurat kryesore të Partisë Socialiste, mes të cilëve Niko Peleshi, Taulant Balla, Mirela Kumbaro dhe Ogerta Manastirliu. Po ashtu, i pranishëm është edhe sekretari organizativ i PS, Damian Gjiknuri.
Në këtë takim nuk merr pjesë kryeministri dhe njëherazi kryetari i PS, Edi Rama.



