back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaTender familjar/ GJKKO dërgon ish-kryetaren e Tropojës dhe ndërtuesin në gjyq

Tender familjar/ GJKKO dërgon ish-kryetaren e Tropojës dhe ndërtuesin në gjyq

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të dërgojë për gjykim çështjen penale ndaj ndërtuesit Rrok Gega dhe ish-kryetares së komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, të akuzuar për korrupsion në ushtrimin e funksioneve publike.

Sipas SPAK, ndërtuesi Rrok Gega akuzohet për korrupsion aktiv, ndërsa Zyra Islamaj për korrupsion pasiv, lidhur me ndërhyrjen e pretenduar të kësaj të fundit për të favorizuar ndërtimin e një ure pranë shtëpisë së motrës së saj, duke përdorur një tender të hapur publik.

Vendimi i GJKKO

Në seancën paraprake të datës 25 nëntor 2025, trupi gjykues i drejtuar nga gjyqtarja Irena Gjoka shqyrtoi pretendimet e palëve dhe mori vendimin nr. 149, përmes të cilit u përcaktua:

Pranimi i kërkesës së SPAK për dërgimin në gjyq të dosjes penale ndaj Rrok Gegës dhe Zyra Islamajt;

Dërgimi i çështjes për shqyrtim te një trup tjetër gjykues të Gjykatës së Posaçme;

Përfshirja në fashikull e të gjitha akteve të hetimit paraprak, me përjashtim të deklarimeve të personave që kanë dijeni për ngjarjen;

Pavlefshmëria e ankimit, pasi vendimi nuk është i ankueshëm në apel.

Nga hetimet e SPAK rezulton se, gjatë kohës që ushtronte funksionin e kryetares së komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj ka ndërhyrë për të favorizuar ndërtimin e një ure mbi përroin pranë shtëpisë së motrës së saj. Për këtë, ajo dyshohet se ka kërkuar ndihmë nga ndërtuesi Rrok Gega, duke përdorur tenderin publik për qëllime familjare.

SPAK, në kërkesën e paraqitur më 29 shtator 2025, ka kërkuar dërgimin në gjyq të dy të pandehurve në kuadër të procedimit penal nr. 15/2026, duke mbështetur akuzat në nenet 244/2 dhe 259/2 të Kodit Penal.

Me vendimin e fundit të GJKKO, çështja tashmë i kalon fazës së gjykimit me një trupë të re gjykuese, ku do të vlerësohen provat dhe përgjegjësitë e palëve.

Në vijim pritet caktimi i datës së seancës së parë gjyqësore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat