Pas votimit për heqjen nga rendi i ditës të interpelancës së kërkuar nga Agron Shehaj, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bllokuar foltoren e Kuvendit, duke mos lejuar deputeten demokrate Ina Zhupa të marrë fjalën sipas rendit të ditës.
Në këto kushte, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërpreu seancën, duke iu drejtuar Berishës:
“Fjala jepet, nuk merret me forcë. Ju lutem, zoti Berisha, nuk e kam mohuar asnjëherë fjalën tuaj apo deputetëve, por në këtë rast s’keni të drejtë të merrni fjalën për replikë sepse nuk iu është përmendur emri. Nëse e merrni fjalën ju, do e marrin edhe të tjerë e nuk fillojmë dot. Kam besim tek mirëkuptimi juaj.”



