back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 25 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetTërhiqet Berisha / Përgënjeshtron veten

Tërhiqet Berisha / Përgënjeshtron veten

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka përgënjeshtruar veten, pas deklaratave se Tom Doshi është njoftuar nga SPAK se do të arrestohej dhe për këtë arsye është arratisur.

Por, sot Berisha është tërhequr nga ky variant, duke thënë se ishte SPAK-u që ka shpifur.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ajo që dje njihej si “Skapi i partisë”, tani e tutje do të quhet qendra kombëtare e shpifjeve dhe dezinformimit.

Berisha theksoi se ky institucion ka shpërndarë dje pasdite dhe gjatë gjithë natës në Tiranë lajme të rreme, duke pretenduar se mandati i arrestit për Tom Doshin ishte prerë dhe më pas se ai ishte arratisur.

“Tani imagjinoni se si bëjnë hetimet këta, imagjinoni teknikat e tyre të hetimit,” tha Berisha, duke i bërë thirrje shqiptarëve:
“Sa herë të dëgjoni fjalën SPAK, të kujtoni që ajo është e lidhur me qendrën kombëtare të shpifjeve dhe mashtrimeve.”

Ai konfirmoi se Tom Doshit nuk i është dhënë asnjë mandat arresti dhe nuk është arratisur, duke e cilësuar raportimin e bërë nga ky institucion si “gënjeshtër e tmerrshme”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat