back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Ti i ke rrahur demokratët”/ Agron Shehaj e Gazment Bardhi i tregojnë...

“Ti i ke rrahur demokratët”/ Agron Shehaj e Gazment Bardhi i tregojnë “muskujt”, njëri-tjetrit

Deputeti Agron Shehaj prej gati dy orësh ka bllokuar foltoren dhe nuk lejon as deputetët e mazhorancës dhe as ata të opozitës që të mbajnë fjalën.

Ndërkohë që seanca është ndërprerë, Shehaj ka debatuar me kreun e grupit të PD-së, Gazment Bardhi.

Debati mes tyre ka qenë i ashpër dhe me tone të larta.

Bardhi, i thotë Shehajt: “Çfarë do nga neve, na thuaj.”

Gjithashtu ata i janë drejtuar njëri-tjetrit me pyetjen: Kush të paguan?

“Po bëhesh shërbëtor i këtyre”, i thotë Bardhi, Shehajt.

Por ish-deputeti demokrat i ka kujtuar Bardhit kohën kur ka qenë në selinë e PD-së, në krah të Lulzim Bashës, kur demokratët, në 8 janar 2022 u rrahën teksa kërkonin të futeshin brenda godinës.

“Ti i ke rrahur demokratët, ti i ke rrahur”, dëgjohet t’i thotë Shehaj, Bardhit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat