Qytetarët e Durrësit, të prekur drejtpërdrejt nga projekti TID, kanë vijuar edhe sot protestën para dyerve të Bashkia Durrës, ndërsa paralelisht është zhvilluar një takim mes banorëve dhe zyrtarëve vendorë, ku iu bashkua edhe kryeministri Edi Rama.
Në takim kërkuan të jenë të pranishëm edhe deputetët e Partia Demokratike e Shqipërisë, Igli Cara dhe Arjan Ndreca, por kërkesa e tyre nuk u pranua.
Në një deklaratë për mediat, Cara tha se ishte njoftuar nga banorët dhe, në cilësinë e deputetit, kishte kërkuar të merrte pjesë në takim, por ishte refuzuar nga Garda.
“Jemi lajmëruar nga banorët. Me statusin e deputetit kërkuam të jemi të pranishëm në takim, por na u refuzua kërkesa nga garda. Kjo është e paligjshme. Është në vazhdën e mungesës së diskutimeve për këtë projekt”, u shpreh ai.
Cara shtoi se, sipas tij, ligji nuk lejon prekjen e pronës së qytetarëve, duke e cilësuar projektin si cenim të pasurisë publike dhe private.
“Ligji e thotë qartë që askush nuk ka të drejtë të prekë pronën. Kjo është pasuri e shqiptarëve. Kjo është vjedhje e pronave. Ua marrin qytetarëve dhe ia japin privatit ta menaxhojë”, deklaroi deputeti.



