back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëTirania e dhunës ndaj grave dhe fushëbeteja online

Tirania e dhunës ndaj grave dhe fushëbeteja online

Majlinda Bregu

Asnjë forme dhunë nuk ka treguar aq qëndrueshmëri dhe aftësi për t’u rikrijuar sa dhuna ndaj grave. Ajo nuk është fashitur, përkundrazi, ka gjetur terrene të reja, tani edhe në hapësirën digjitale
Këtë vit, fushata globale e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave ,i kushtohet dhunës digjitale. Dhe me të drejtë. Sepse fronti i ri i dhunës nuk është më vetëm pragu i derës, por ekrani. Jo vetëm dhuna e dorës, por dhuna e tastierës.
Jo vetëm kërcënimi fizik, por linçimi publik.
Si “veterane”,( pa patetizëm), e betejës për të njohur efektet e dhunës online ndaj grave vajzave, pa pretenduar se konkuroj me ndokënd për nivelin toksik të sulmeve online, sot po e nis ditën me të njëjtin mendim si gjithë bota: Dhuna online është krim.
Për më shumë se dhjetë vite kam kërkuar që ky realitet të njihej qartë në ligj. Atëherë, pak e besonin se dhuna digjitale ishte po aq e vërtetë, po aq e rrezikshme, po aq shkatërruese sa dhuna fizike.
Sot, më në fund, po diskutohet ligji i ri “Për parandalimin dhe mbrojtjen ndaj dhunë ndaj grave dhe dhunës në familje”, i cili e njeh gjuhën e urrejtjes, kërcënimin, përshkrimin degraduese fyese të personit, shpërndarjen e të dhënave personale, përndjekja digjitale etj, si forma të dënueshme të dhunës të cilën e shpërndan teknologjia virale, duke i dhënë grave e vajzave një armë juridike që deri dje mungonte. Në praktikë e deri në zbatim të ligjit, linjat nuk do të jenë kaq të qarta. As do të zhdukë ligji dhe zbatimi I tij, dhunën digjitale, por mund të jetë një instrument i ri për drejtësinë dhe një shans i ri për çdo grua e vajzë që vendos të padisë edhe për dhunën online, -terrenin e menduar dhe të përdorur lehtësisht si armë e shkatërrimit në masë.
Por si gjithë bota as shumë e drejtë as shumë e përkorë, edhe ne prej sot mund të flasim më shumë për mikrokozmosin tonë të dhunës .
Për dritaret në të gjitha cepat e vendit, që mbyllen më shpejt se nata, për gra që janë përballur me dhunën dhe kanë parë vetëm murin e ftohtë të procedurave, për zërat që nuk janë dëgjuar asnjëherë dhe ku ndihma ka mbërritur kur ishte tepër vonë. Por mbi të gjitha, mund të zhdehemi nga dakortësia misogjene se portretizimi I grave e vajzave si “k…, të lehta, target I mrekullueshëm për klikim fitime”- është e lejueshme, e pranueshme, e mrekullueshme, perlë, gjetje brilante” e kështu me radhë. Jo! Është thjesht e dënueshme!
Sepse dhuna digjitale nuk fshihet pas ekranit; ajo godet jetën reale.
Çdo popull që ka dashur të quhet i denjë ka ditur të mbrojë më të pambrojturat e vet. Histori të tëra kanë rënë për shkak të indiferencës. Perandori janë plandosu,r sepse nuk kanë ditur të mbrojnë njerëzit e tyre. Ne nuk jemi as më të mëdhenj e as më të paprekshëm se ata.
Ndaj me mirë sot, të jemi të paktën dakord si gjithë bota: Dhuna digjitale është krim!
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat