back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaTrafik droge dhe grup kriminal/ 8 vite burg për Shkëlzen Dacin

Trafik droge dhe grup kriminal/ 8 vite burg për Shkëlzen Dacin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur sot vendimin për Shkëlzen Dacin, i cili ishte nën akuzë nga SPAK për trafik droge dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Alfred Konomi, Sokol Pasho dhe Migena Laska, me vendimin Nr. 60, datë 29.09.2025, shpalli fajtor Dacin dhe e dënoi me një total prej 12 vite burg, të cilat pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar u reduktuan në 8 vite burgim.

Akuzat ndaj Shkëlzen Dacit

Sipas SPAK, Daci akuzohej për veprat penale:

“Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

“Grupi i strukturuar kriminal”;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata vendosi ta shpallë fajtor për trafikim të lëndëve narkotike dhe për pjesëmarrje në grup kriminal. Për akuzat e kombinuara, dënimi fillestar u caktua me 12 vite burg, por për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, masa u reduktua me një të tretën, duke zbritur në 8 vite burgim efektiv.

Gjykata vendosi gjithashtu që Shkëlzen Daci ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë, duke marrë parasysh rrezikshmërinë e veprimtarisë kriminale.

Gjithashtu, shpenzimet proceduriale iu ngarkuan të pandehurit, ndërsa Prokuroria e Posaçme u ngarkua me ekzekutimin e vendimit.

Vendimi nuk është ende përfundimtar. Kundër tij lejohet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat