back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaTransportuan eksploziv në Fier/ Prokuroria kërkon 14-15 vite burg për tre persona

Transportuan eksploziv në Fier/ Prokuroria kërkon 14-15 vite burg për tre persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka kërkuar dënimin me 14 deri në 15 vite burg për tre shtetasit A.M., Ar.M. dhe E.C., të cilët akuzohen për mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit, si dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.

Sipas dosjes hetimore, të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin tentuan më 28 shtator 2023 të transportonin në qytetin e Fierit 21 kilogramë e 265 gramë lëndë eksplozive.

Prokuroria ka kërkuar për secilin prej tyre dënime të rënda:

  • Për A.M., dënim total prej 18 vjetësh, i cili në zbatim të uljes së dënimit mund të bëhet 12 vjet burg.

  • Për E.C., 14 vjet burg, me mundësi uljeje në 9 vjet e 4 muaj.

  • Për Ar.M., 14 vjet burg, me mundësi uljeje në 9 vjet e 4 muaj.

Kërkesa e Prokurorisë nënvizon angazhimin e saj për të luftuar veprat penale që rrezikojnë sigurinë publike dhe për të sjellë para drejtësisë autorët e këtyre krimeve.

Seanca e gjykimit vijon në Gjykatën e Fierit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat