back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Triumfi i vetëgjyqësisë”/ Berisha: Reforma në drejtësi ka falimentuar plotësisht

“Triumfi i vetëgjyqësisë”/ Berisha: Reforma në drejtësi ka falimentuar plotësisht

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish pas ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, duke e cilësuar ngjarjen si “triumf të vetëgjyqësisë” dhe një provë të dështimit të plotë të reformës në drejtësi.

“Ekzekutimi i gjykatësit Kalaja në sallën e gjyqit, njëlloj sikur të ishte në shesh apo rrugë të qytetit, dëshmon gjithashtu dështimin e plotë të reformës së sistemit të drejtësisë nga Xhorxh Soros dhe sorosianët e tjerë, të bazuar kjo në korrupsionin më të madh kombëtar dhe ndërkombëtar,” tha Berisha.

Ai theksoi se reforma ka prodhuar një vakum të madh në sistem, duke lënë pa u gjykuar qindra mijëra dosje. “Me vetingun gjueti shtrigash, të bazuar në korrupsion gjysmë dhe 1 milion euro pagesa në Shqipëri, sot për shkak të këtij procesi është krijuar një stok prej 230 mijë dosje,” deklaroi kreu i opozitës.

Berisha kujtoi se para reformës qytetarët prisnin 2 deri në 4 vite për një vendim gjyqësor, ndërsa sot, sipas tij, proceset zvarriten mbi 15 vite. “Stoku i dosjeve për t’u shqyrtuar kërkon sipas ekspertëve rreth 20 vite,” shtoi ai.

Sipas Berishës, ngjarja e fundit është rasti më dramatik i vetëgjyqësisë, por jo i vetmi. “Rastet e vetëgjyqësisë për shkak të këtij sistemi të falimentuar po shtohen çdo ditë. Reforma ka privuar qytetarët shqiptarë nga një proces i drejtë ligjor, si asnjëherë më parë në historinë e Europës pas luftës,” tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat