Presidenti amerikan Donald Trump lavdëroi edhe një herë aftësinë e vet për “zgjidhur luftërat”, dhe si shembullin e një konflikti mjaft të vështirë solli atë të përplasjes për Nagorni Karabakun.
Trump ishte duke dhënë një intervistë për Fox News, kur tha se ka ndërmjetësuar luftën mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.
“Unë zgjidh luftëra që janë të pazgjidhshme. Azerbajxhani dhe Shqipëria kjo zgjati për shumë vite. Ata ishin ulur kaq larg njëri-tjetrit në zyrën time. Njëri tha: ‘Kam vrarë njerëzit e tij për 22 vjet’. Tjetri: ‘Kam vrarë për 7 vjet’. Dhe unë thashë: ‘Le të pajtohemi’, tha Trump.
Por, në fakt, kjo është hera e dytë që Trump ngatërron Shqipërinë me Armeninë, referuar luftës së vërtetë ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e Nagorno-Karabakh.