back to top
16.5 C
Tirana
E martë, 4 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaTuneli i Llogarasë “ha kokat” e Infrastrukturës/ Kush janë zyrtarët në duart...

Tuneli i Llogarasë “ha kokat” e Infrastrukturës/ Kush janë zyrtarët në duart e SPAK-ut

Mbas zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për “Shkelje të barazisë në tendera”, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thirrur edhe kryetarin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, për të marrë dijeni mbi dyshimet që lidhen me tenderin për tunelin e Llogarasë.

Hetimet e SPAK për këtë projekt janë zgjeruar dhe përfshijnë edhe pararendësin e Gjyli-t, Evis Berberi, aktualisht në burg, si dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashica. Burime jozyrtare bëjnë me dije se dyshimet lidhen me përzgjedhjen e bashkimit të kompanive turke, duke skualifikuar ofertën më të ulët nga një kompani shqiptare.

Dosja në hetim përmbledh dy kallëzime të ndryshme për tunelin e Llogarasë, të cilat janë bashkuar në një procedim penal të vetëm. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Ballukut i është komunikuar akuza në cilësinë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, për shkak të vendimeve të saj gjatë procedurës së tenderit.

Në tenderin e parë, kompania shqiptare kishte ofruar 140 milionë euro pa TVSH, ndërsa bashkimi i kompanive turke u shpall fitues në tenderin e rihapur me ofertë 180 milionë euro pa TVSH. SPAK ka vendosur që për këtë episod të marrë të pandehur personat e përfshirë pa aplikuar masa sigurie, ndërkohë që hetimet janë duke u zgjeruar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat