Ish-drejtor i Kadastrës së Durrësit, Ardian Kona, i cili u arrestua sot për shpërdorim detyre, pasi ka regjistruar një pronë me dokumente false, rezulton se ka lidhje familjare me deputeten e PL-së, Monika Kryemadhi.
Mësohet se Ardian Kona, 52 vjeç, është djali i tezes së Kryemadhit, shkruan Tema.
Masa e sigurisë ndaj Ardian Konas është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim: Bledar Zerba me detyrë jurist në ASHK Durrës, Leandro Dervishi me detyrë hartograf në ASHK Durrës dhe Arta Demiraj, përfituese.
Nga hetimi ka rezutuar se 44-vjeçarja, banuese në Tiranë, në bashkëpunim me tre punonjësit e ASHK-së Durrës kanë regjistruar pasurinë e llojit arë me sipërfaqë 12.900 m2 pa asnjë dokument ligjor, pasuri kjo e ndodhur në Lalëz Durrës.
Kryemadhi në anën tjetër po hetohet nga SPAK, ndërsa ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.