back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuDrejtësia“U pyeta për pasurinë e një personi të drejtësisë së re”/ Tahiri...

“U pyeta për pasurinë e një personi të drejtësisë së re”/ Tahiri flet pas daljes nga SPAK

Ish-deputeti i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet Dashamir Tahiri është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.

Pas daljes nga SPAK, para gazetarëve ai tha, se ishte thirrur si person në dijeni për një hetim pasuror për një person që i përket drejtësisë së re.

Sipas tij bëhet fjalë për një person kishte blerë nga firma e tij dikur para 2005.

“Nuk ka lidhje me mua, është një hetim pasuror për dikë që është pjesë e drejtësisë së re. Isha si person në dijeni. Hetim për një person që i përket drejtësisë së re. S’kam pasur asnjë marrëdhënie, marrëdhënie ka pasur një firmë që kam pasur unë, ka blerë dikur pa qenë dhe në atë punë ai. Para 2005. Nuk mund ta them se çfarë është”, ka thënë Tahiri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat