back to top
10.5 C
Tirana
E hënë, 31 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetPas arrestimeve në UBT/ Rektori thellon skandalin me rrëfimin te PS-ja

Pas arrestimeve në UBT/ Rektori thellon skandalin me rrëfimin te PS-ja

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku po kërkon rehabilitim te grupi parlamentar socialist, pas arrestimevenga SPAK-u.

Ai ka thënë se nuk do të komentojë vendimet e drejtësisë, ndërkohë që sot ka zbarkuar duke dhënë llogari para PS-së.

“Faleminderit për mundësinë për t’u sqaruar. Është një nga atakimet më të padëshirueshme për një drejtues. Jam këtu në grupin e mazhorancës qeverisë, nuk është e rastësishme. Mund të zgjidhja të dilja në media apo konferencë shtypi por nuk dua që të shkëputet asgjë nga konteksti dhe mesazhi të jepet i qartë. Dje edhe unë e mora vesh ngjarjen nga mediat, mblodha stafin ku kemi sqaruar situatën dhe dua të konfirmoj që ne nuk komentojmë asnjë vendim të drejtësisë. Besojmë që do të ketë një proces të ndershëm por ajo që besoj është që shumica e pedagogëve të mi janë njerëz të ndershëm dhe asnjë proces nuk e zhbën realitetin që besoj un dhe shumica e atyre që punojnë në UBT dhe studentëve. Çdonjëri nga pedagogët të vërtetojë me fakte se ka punuar ndershmërisht”, tha ai.

Sallaku tha se është i gatshëm që të flasë në çdo grup. Ai shtoi se nuk mbron askënd që mund të ketë abuzuar. Sallaku nënvizoi se ka nisur një reformë të thellë për të transformuar universitetin.

Unë jam i gatshëm të shkoj në çdo grupim, të sqaroj këto gjëra. Edhe nëse Komisioni Parlamentar i Arsimit më thërret, jam gati të shkoj dhe të flas. Unë nuk mbroj asnjë person që mund të ketë abuzuar. Kam shumë besim se Universiteti Bujqësor do të ringrihet.

Ne kemi pasur shumë sfida, jemi ringritur në vitet 1990, kur askush nuk donte të studionte bujqësi, jemi ngritur më 1997, jemi ringritur sërish më vonë dhe tashmë jemi futur në një rrugë, që është e vetmja rrugë që universiteti duhet të funksionojë në Shqipëri. Ne kemi nisur reformën më të thellë në universitete”, tha më tej ai.

Kujtojmë se nën dyshimet për abuzime me tenderat, gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi 24 masa sigurie për dy zëvendës rektorët e Universitetit Bujqësor të Tiranë, dy pedagogë dhe staf administrativ.

Ndaj Ilir Kapaj, zëvendës rektor  për mësimin dhe Romina Koto zëvendës rektore për marrëdhëniet me institucionet dhe publikun dhe shtatë persona të tjerë, është caktuar masa e detyrimit për paraqitje.

Pesë të dyshuar janë dërguar nën masën e arrestit me burg, ndërsa 10 të tjerë, përfshirë dhe dy pedagogët Dritan Laçi dhe Ilir Kusi, po mbahen nën masën e arrestit në shtëpi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat