back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“UBT”, Rama presion të hapur ndaj SPAK-ut/ “24 njerëz nën hetim janë...

“UBT”, Rama presion të hapur ndaj SPAK-ut/ “24 njerëz nën hetim janë shumë”

Kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e Grupit të PS-së, ku i ftuar ishte për të folur edhe rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku.

Deklaratat e Ramës pro UBT dhe hetimeve, kanë çuar në kapërcimin e rolit si kryeministër.

Ai ka folur sikur të ishtë kreu i drejtësisë, duke thënë se 24 persona nën hetim janë shumë, duke ndërhyrë kështu në punën e SPAK-ut.

Kohët e fundit, presioni, ndërhyrja dhe shantazhi ndaj SPAK-ut, është kthyer në standart nga Rama, i cili tashmë ka marrë edhe pozicionin e kreut të Bashkisë Tiranë.

Gjithsesi ai nuk harroi të deklaronte se  nuk mbron askënd që ka abuzuar.

 “Shqetësimi i madh në këtë rast nuk lidhet me fajësinë ose pafajësinë e personave, por lidhet me nxitimin për të deklaruar 24 persona në masë sigurie për një universitet që është në një kthesë historike dhe që ka të ardhmen e vet të varur nga një partneritet strategjik me një nga universitetet më të vjetra të botës.

Çfarë do mendojnë partnerët austriakë kur të dëgjojnë këtë lajm? 24 njerëz nën hetim, numër i madh për një çështje, që s’ka asnjë lloj flagrance. Por ne nuk jemi për të mbrojtur askënd që ka abuzuar”, ka thënë Rama.

Kryeministri u është përgjigjur edhe reagimeve që kanë komentuar rrëfimin e rektorit pra socialistëve, duke nënvizuar se është një presion që po i bëhet drejtësisë.

“Shoh një përpjekje për të errësuar një të vërtetë që nuk duhet ta luaj topi.
Kjo qeveri, PS dhe unë jemi të vetmit garant të institucioneve të reja të drejtësisë. Kur unë kam bërë me dije këtë dëgjesë me rektorin kishte një sërë reagimesh, dy prej tyre i kam me vete. Njëri është i Afrim Krasniqit, një individ i shoqërisë civile i cili akuzon për shkelje ligjore dhe kushtetuese si deklarim dhe akt politik këtë takim.

Po jap përgjigje jo vetëm për zotin Afrim por të gjithë atyre që mendojnë njësor, sidomos nga radhët e shoqërisë civile dhe të pavarurve që kërkojnë pa pushim vetëm represion dhe asgjë tjetër ndërkohë që ajo që ne kërkojmë dhe për të cilën lufton është një drejtësi e pavarur dhe europiane. Ne nuk kemi asnjë strategji elektorale për të minuar asnjë hetim. Rektori nuk u ftua të ngrinte flamurin e pafajësisë për 24 persona nën masë sigurie pa gjyq, as ne nuk kemi marrë përsipër të themi kush është apo jo o fajshëm”, ka deklaruar më tej Rama.


spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat