Biletat e ndeshjes Shqipëri – Çeki, e vlefshme për grupin B1 Nations League janë shitur të gjitha. Stadiumi “Air Albania” do të jetë edhe këtë herë i mbushur me tifozë shqiptarë, në mbështetje të Kombëtares kuqezi.
Interesi për të ndjekur ndeshjen Shqipëri – Çeki ka qenë i lartë dhe Federata e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët e Kombëtares që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 16 nëntor, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë qytetari dhe respekt përmes një sjelljeje korrekte ndaj ekipit kundërshtar.
Njëkohësisht, Federata e Futbollit falënderon edhe të gjithë ata tifozëë të cilët nuk mundën të pajiseshin me bileta për këtë ndeshje dhe i fton të vazhdojnë ta mbështesin Kombëtaren shqiptare.