Nga Spartak Ngjela
Sukses i madh: Ushtria e Kosovës po rritet e po forcohet për çdo ditë e më shumë.
Shqiptarëve sot u duhet një ushtri e fortë në Kosovë.
E dini pse? Nuk është fjala për të shmangur rrezikun e Serbisë, se andej Kosova ka garanci ndërkombëtare.
Ushtria e fortë e Kosovës, sot, i duhet si domosdoshmëri botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe gjithmonë në funksion të bashkimit kombëtar.
Pse, me ushtri do të bëhet bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë?
Po, me forcën ushtarake të Kosovës do bëhet ky bashkim.
Pse?
Sepse krerët aktualë të politikës, në të dyja partitë e mëdha në Shqipëri, janë të përfshirë nga drejtimi që u vjen prej Beogradit, dhe, nga Parisi e nga Moska. Kjo është e vërtetuar tani.
Kurse shqipërinë e shpëton prej tyre bashkimi kombëtar.
Po politika amerikane e di këtë?
Sigurisht që e di. Por na duhet ta theksojmë se korrupsioni shtetëror në Shqipëri, gjithmonë, që nga viti 1925 e deri në ditët e sotme, u ka kërkuar ndihmë armiqve pushtues të tokave shqiptare.
Dhe ky është fakt historik.
Kjo krizë morale antikombëtare, për shqiptarët, vjen e ecën vijimisht që nga viti 1925 e deri më sot.
Pse, në vinin 1944, a nuk ia la Enver Hoxha Kosovën Jugosllavisë, sepse donte të merrte pushtetin me anë të politikës së Beogradit?
Pse, në vitin 1944, nuk erdhi në pushtet Enver Hoxha me anë të fluksit serb në drejtimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë?
Pse, a nuk ishte Beogradi që mbështeti Sali Berishën të merrte pushtetin në vitin 1991-1992?
Atëherë?
Atëherë, ushtria e Kosovës duhet të forcohet edhe më tej, dhe, pasi të dalë doktrina e bashkimit kombëtar, duhet të jetë e gatshme kundër tradhtisë shqiptare që u përmend më lart.
Atëherë?
Atëherë në Shqipëri falimenton fryma tradhtare serbo-ruse kundër shqiptarisë.
Domethënë ju thoni se:
Një ushtri e fortë e Kosovës do të krijojë Shqipërinë Etnike?
Po, sepse ajo ushtri që do të krijohet në Kosovë me ndihmën e aleatëve të mëdhenj, Shqipërinë Etnike do ta ketë si ide dhe akt bashkues të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.
Por, a do të realizohet vërtet kjo skemë?
Mundësitë dhe idetë janë; por duhet ta shohim: a do ta çojë përpare këtë politikë ushtarake lidershipi Osmani-Kurti, i cili është lidershipi politik aktual në Kosovë?
Unë them se po, sepse kjo lloj politike është motiv i lindur tashmë në botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Motive të tilla i ka lindur koha, sepse ato janë brenda tendencës shekullore që ka pasur dhe ka elita e shqiptarisë për bashkimin kombëtar.