Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut, Kim Keon Hee, u bë e para në historinë e vendit që u arrestua.
Akuzat kundër gruas së presidentit të shkarkuar, Yoon Suk Yeol, përfshijnë mashtrim me aksione, ryshfet dhe abuzim me ndikimin e pozicionit të saj.
52-vjeçarja i ka mohuar akuzat kundër saj, sipas një prokurori special që drejton hetimin.
Kim iu nënshtrua pyetjeve që zgjatën me orë të tëra javën e kaluar, ndërsa prokurorët paraqitën urdhër-arresti për të një ditë më pas, shkruan DW.
“Kërkoj sinqerisht ndjesë që shkaktova telashe pavarësisht se jam një person pa rëndësi”, tha Kim me të mbërritur në zyrën e prokurorëve.
Cilat janë akuzat kundër Kim Keon Hee?
Një nga akuzat kundër Kim erdhi si rezultat i një incidenti në vitin 2022, kur ajo mori pjesë në një samit të NATO-s me bashkëshortin e saj duke mbajtur një varëse luksoze Van Cleef që thuhet se vlente 43,000 dollarë (37,000 euro).
Artikulli nuk ishte i listuar në deklaratën financiare të çiftit, siç kërkon ligji vendas.
Kim tha se varësja luksoze ishte një falsifikim i blerë 20 vjet më parë në Hong Kong, me prokurorinë që zbuloi se bizhuteria ishte në fakt origjinale.
Për më tepër, Kim akuzohet se ka marrë dy çanta Chanel me vlerë 14,500 dollarë amerikanë, si dhe një gjerdan diamanti, si ryshfet nga një grup fetar në këmbim të ndikimit në lidhje me interesat e biznesit të grupit.
Prokuroria urdhëroi arrestimin e Kim për shkak të frikës se ajo do të shkatërronte provat dhe do të ndërhynte në hetim, tha zëdhënësi.
Edhe bashkëshorti i Kim-it, Yoon, përballet me gjyq pas rrëzimit të tij në prill për shkak të një përpjekjeje të dështuar për të vendosur ligj ushtarak në Korenë e Jugut. Akuzat e tij për kryengritje mund të dënohen me burgim të përjetshëm ose edhe me dënim me vdekje.