back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaPrej nëntë muajsh në këtë kafaz metalik/ Veliaj debaton me prokurorin Dado

Prej nëntë muajsh në këtë kafaz metalik/ Veliaj debaton me prokurorin Dado

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku kërkoi të krijohej mundësia për t’u njohur në mënyrë të plotë dhe me dinjitet me aktet e dosjes penale që po hetohet kundër tij.

Veliaj kërkoi përdorimin e pajisjeve teknologjike në burg ose të lejohej çdo ditë të shkojë në gjykatë për të studiuar dosjen. Kërkesa iu refuzua nga gjykata, duke e detyruar kryebashkiakun të debatojë me prokurorin Ols Dado, për shkak se refuzoi të qëndrojë “në kafazin e xhamit”, të cilin e konsideroi trajtim degradues. Megjithatë, Veliajt iu pranua kërkesa për t’u njohur me aktet, ndërsa seanca u shty për në 5 dhjetor, ora 9:00.

Denoncimi i trajtimit dhe mungesës së aksesit në dosje

Në fjalën e tij të gjatë para gjykatës, Veliaj theksoi se nuk i është mundësuar asnjëherë deri sot të shohë dosjen, e cila përbëhet nga rreth 60,000 faqe, duke argumentuar se kjo pengon në mënyrë të rëndë të drejtën e tij për mbrojtje. Ai e krahasoi situatën me gjykimet më të rënda të historisë moderne, nga Nurembergu tek Tribunali i Tokios, duke nënvizuar se dokumentacioni po përdoret për të pamundësuar ushtrimin e së drejtës për mbrojtje, jo për zbardhjen e së vërtetës.

Veliaj theksoi se qëndrimi në kafaz dëmton prezumimin e pafajësisë dhe dinjitetin e tij, duke cituar praktikat e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), sipas të cilave mbajtja e të pandehurve në kafaz konsiderohet trajtim degradues dhe cenon të drejtën për mbrojtje efektive. Ai përmendi çështje të ndryshme të GJEDNJ-së, duke theksuar se nuk ekziston ndonjë rrezik real që të justifikonte përdorimin e kësaj mase ndaj tij.

Veliaj gjithashtu kritikoi procedurat e dorëzimit të dosjes në format USB, të cilat sipas tij nuk mund të përdoren gjatë qëndrimit në paraburgim, duke e bërë të pamundur njohjen reale me akuzën. Ai kërkoi që të respektohen të drejtat e garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë, neni 31, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, neni 6, dhe Kodi i Procedurës Penale, neni 34/a, për t’u njohur me materialet dhe për të pasur mundësi reale për mbrojtje.

Kërkesat konkrete të Veliajt

Në përfundim të fjalës së tij, Veliaj paraqiti tre kërkesa kryesore:

Heqjen e menjëhershme të masës së vendosjes në kafaz, në përputhje me standardet evropiane dhe jurisprudencën e GJEDNJ.

Vënien në dispozicion të plotë dhe të menjëhershme të akteve të dosjes, në një formë të lexueshme dhe të aksesueshme, që mundëson përgatitjen reale të mbrojtjes.

Shtyrjen e procedurës, derisa të garantohen këto të drejta elementare.

Veliaj e përfundoi fjalën duke theksuar se qëndrimi i tij nuk është një kërkesë privilegji, por një kërkesë për respektimin e standardeve minimale të drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor, duke theksuar se drejtësia nuk ndërtohet mbi kafaze apo perceptime kriminalizuese.

Seanca u shty për në 5 dhjetor, ora 9:00, ndërsa gjykata do të shqyrtojë kërkesat e tij për njohje të plotë me aktet dhe trajtim dinjitoz gjatë procedurës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat