back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 31 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetVeliaj në Kushtetuese/ “Po sikur t’ia bëjnë këtë Ogertës, Florit apo Arlindit?

Veliaj në Kushtetuese/ “Po sikur t’ia bëjnë këtë Ogertës, Florit apo Arlindit?

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi sot në seancën e Gjykatës Kushtetuese se përballja e tij nuk është vetëm për mandatin aktual, por për të mbrojtur institucionin e kryebashkiakut nga precedentë që, sipas tij, mund të krijojnë kaos në të ardhmen.

Në fjalën e tij para trupës gjykuese, Veliaj theksoi se “kaosi i krijuar tani nuk do jetë asgjë në krahasim me kaosin që do pasojë, nëse kjo situatë kthehet në standard”.

“Po sikur t’ia bëjnë këtë atyre që kandidojnë sot  Ogertës, Florit apo Arlindit?”, u shpreh Veliaj, duke iu referuar tre kandidatëve për kryebashkiak të Tiranës: Ogerta Manastirliu, Florjan Binaj dhe Arlind Qori.

Veliaj theksoi se ndodhet në sallën e Kushtetueses si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe jo si përfaqësues politik, duke theksuar se rasti i pezullimit të zgjedhjeve mund të krijojë një precedent të rrezikshëm për çdo kryetar bashkie në të ardhmen.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat