back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 5 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetDështoi tentativa për shkarkimin e Begajt/ Opozita merr vetëm 5 vota

Dështoi tentativa për shkarkimin e Begajt/ Opozita merr vetëm 5 vota

Komisioni parlamentar rrëzoi kërkesën e paraqitur nga opozita për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Kërkesa u hodh sot në votim dhe rezultoi me 5 vota pro dhe 9 kundër, duke u refuzuar për mungesë të mbështetjes së nevojshme.

Opozita kishte paraqitur 7 pika akuzash, të cilat, sipas saj, përbënin shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve nga ana e Kreut të Shtetit. Konkretisht, opozita pretendoi se Presidenti Begaj:

  1. Dekretoi zgjedhjet në Tiranë në kundërshtim me Kushtetutën;

  2. Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke cenuar pavarësinë e tyre;

  3. Dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore;

  4. Dekretoi ministren virtuale të quajtur “Diella”;

  5. Nuk ndaloi trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën zgjedhore të vitit 2025;

  6. Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve;

  7. Djali i tij u punësua në mënyrë fiktive në një kompani sigurimesh që përfiton tendera nga Presidenca, ndërsa vetë Begaj figuron i punësuar në një klinikë private.

Pas shqyrtimit të materialeve, shumica e anëtarëve të komisionit vlerësuan se nuk ka elementë që justifikojnë shkarkimin e Presidentit. Me këtë vendim, procesi konsiderohet i mbyllur, ndërsa opozita ka paralajmëruar se do të vijojë betejën politike dhe ligjore për, siç thotë, “mbrojtjen e Kushtetutës”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat