back to top
28.5 C
Tirana
E enjte, 17 Prill, 2025
spot_img
KreuSportiVendi i parë dhe rënia/ “Skenarët” e Shqipërisë në ndeshjen e fundit...

Vendi i parë dhe rënia/ “Skenarët” e Shqipërisë në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve

Shqipëria ka për të luajtur edhe një ndeshje të fundit në fazën e grupit në Ligën e Kombeve.

Ekipi i Silvinjos do të presë nesër në mbrëmje Ukrainën në Tiranë, duke qenë në një grup të hapur dhe ku mund të ndodhë gjithçka. Diçka e tillë reflektohet edhe nga vet pozicioni i kombëtareve dhe pikët që ato kanë. Aktualisht në vendin e tretë me 7 pikë, po aq sa Gjeorgjia dhe një më pak se Çekia, kuqezinjve një fitore e mundshme me Ukrainën, do iu siguronte vendin e dytë, sido që të jetë rezultati i ndeshjes Çeki-Gjeorgji.

Por, nëse Shqipëria fiton dhe takimi tjetër del barazim, ky do të ishte një bonus për kuqezinjtë sepse do të mbyllnin grupin të parët me 10 pikë. Skenari i fitores së Shqipërisë dhe Gjeorgjisë në dy takimet e fundit, do t’i çonte këto kombëtare në vendin e parë dhe të dytë, por çdo gjë do të ndahej nga golavarazhi, që aktualisht Gjeorgjia e ka +2 dhe Shqipëria – 1. Nëse bëjmë llogaritë me fitoren e Çekisë dhe ne mposhtim Ukrainën, mbetemi në vendin e dytë, ku do të sigurojmë qëndrimin në Ligën B, por do të tentojmë edhe ngjitjen në Ligën A nëpërmjet play off-it që do të luhet në muajin mars.

Shqipëria është në kuotën e 7 pikëve dhe një barazim me Ukrainën do ta çonte 8 pikë. Ndërkohë nëse në ndeshjen tjetër, Çekia do të fitonte, Shqipëria merr vendin e dytë dhe kalon Gjeorgjinë që mbetet 7 pikë. Nëse këta të fundit marrin një pikë me çekët në Pragë, do të mbyllnin grupin me të njëjtën kuotë pikësh sa ne, dhe këtu sërish do të vendoste golavarazhi. Nëse Gjeorgjia i rrëmben tri pikë Çekisë del e para dhe Çekia e mbyll me 8 pikë, po aq sa Shqipëria, por e renditur më sipër për shkak të ndeshjeve direkt. Ndërkohë humbja e Kombëtares shqiptare do ta dërgonte atë në direkt në Ligën C, sepse edhe Ukraina që është në kuotën e 5 pikëve, do të shkonte 8 pikë, një më shumë.

Sa i përket shortit për play off-et, i cili vendos për ngjitjen ose zbritjen në Ligat e ndryshme do të mbahet më 22 nëntor të këtij viti në orën 12:00, në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës. Nëse Kosova do ta mbyllte në vendin e dytë që shanset janë të mëdha dhe Shqipëria do të dilte e treta, në short rrezikohet një përballje Shqipëri-Kosovë.

Botërori 2026, si vlen Liga e Kombeve Ashtu si në kualifikueset e Europianit

Liga e Kombeve do të vihet në shërbim edhe të Botërorit 2026. Me tri kombëtare të kualifikuara automatikisht si vende organizatore, si SHBA, Meksikë dhe Kanada, 16 ekipe nga Europa do të kërkojnë një biletë në Botërorin e “çuditshëm” dhe për herë të parë me 48 ekipe.

Kualifikueset për UEFA-n do të nisin në mars 2025, ndërkohë shorti pritet të hidhet në fund të vitit, ku do të ndajë 12 grupe me nga 4 ose 5 skuadra. Po ku bëhet lidhja me Ligën e Kombeve? Nga këto grupe, 12 vendet e para do të kualifikohen direkt në Botëror, ndërsa 12 vendet e dyta do të shkojnë në një fazë playoff, por me to do të bashkohen edhe 4 vende nga Liga e Kombeve. Këto 4 vende do të jenë kombëtare që nuk janë renditur në dy vendet e para në kualifikuese, por më poshtë. Ndërkohë, do të shihet renditja që ato kanë në Ligën e Kombeve, për të përcaktuar se cilat do të jenë.

PLAY-OFF- Duke qenë se kualifikueset do të ndahen në 12 grupe me nga 4 ose 5 skuadra, shanset për Shqipërinë janë edhe më të mëdha për të shkuar në play-off. Edhe nëse kuqezinjtë dalin në vendin e dytë në grup, sërish kanë shanse për tu bashkuar me këtë fazë, nëse në Ligën e Kombeve arrijnë rezultate të mira, ku ajo më e favorshmja normalisht që do të ishte fitimi i grupit. Pra, edhe pse shihet si kompeticion që ka zëvendësuar miqësoret, Liga e Kombeve mund të jetë një mundësi shumë e mirë për Kombëtaren tonë, për të tentuar një biletë për në Botërorin e 2026-s./Tema

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat