KreuAktualitetSherri me thika mes adoleshentëve pranë shkollës 9-vjeçare në Tiranë/ Ndërron jetë...

Sherri me thika mes adoleshentëve pranë shkollës 9-vjeçare në Tiranë/ Ndërron jetë 14-vjeçari

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në Tiranë, ku një përleshje mes dy adoleshentëve të shkollës “Fan Noli” përfundoi tragjikisht për njërin prej tyre.

14-vjeçari me iniciale M.C. u godit me thikë në zemër dhe për shkak të plagëve të rënda, ndërroi jetë në spital.

“Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, njoftoi policia. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat