back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaVendimi i Apelit për Ballukun, ende pa rekurs/ Avokatët ankohen: Printimi i...

Vendimi i Apelit për Ballukun, ende pa rekurs/ Avokatët ankohen: Printimi i keq, arsyetimi i pakuptueshëm

Dhjetë ditë pas dorëzimit të vendimit të zbardhur të masave të apelit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe drejtuesve Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, të akuzuarit nuk kanë depozituar ende rekurs kundërshtues në Gjykatën e Lartë.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, kontaktoi avokatët e të dyshuarve, të cilët thanë se do t’i drejtohen gjyqtares së Apelit të Posaçëm për t’u ridërguar kopje të vendimit. Avokati Julian Mërtiri, që përfaqëson Erald Elezin, deklaroi:

“Vendimi lexohet me shumë vështirësi sepse është printuar në eco mode.”

Të njëjtin shqetësim thanë edhe avokatët Andi Skënderi dhe Ardian Kalia, të cilët kërkuan që vendimi të printohet në mënyrë të qartë, për t’u lehtësuar lexim i tij.

Vendimi i Apelit justifikon masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit ndaj Ballukut, duke argumentuar ekzistencën e rrezikut që zv.kryeministrja mund t’i shmanget drejtësisë, bazuar te marzhi i dënimit që parashikon akuza e shkeljes së barazisë në tendera. Për këtë arsye, gjyqtarja ka vendosur që pasaporta e Ballukut të mbahet e bllokuar.

Sa i përket pezullimit nga detyra, gjyqtarja e Apelit shpjegon se nuk mund të jepet vendim për këtë çështje, për sa kohë kërkesa është në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, e cila do të dalë në seancë plenare më 22 janar 2026.

Ky vendim mban pezull shqyrtimin e kërkesës për pezullimin e detyrës së zv.kryeministres deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat