Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila një ditë më parë njoftoi se ka rrëzuar kërkesën e tij.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, kërkesa e tij është antikushtetuese.
“Ata i bëjnë vetë ato, i krijojnë kur duan kanë kuorum, kur nuk duan, nuk kanë kuorum. Brenda seancës, brenda procesit, për disa nuk kanë kuorum.
I krijojnë vetë ata. Ajo është një gjykatë që është gjykata më politike. Është faktuar kjo. Ajo i merr urdhrat nga Edi Rama. Këtë do e nxjerrësh kështu, atë do e nxjerrësh ashtu. Këta bëhen qesharakë. Këtu thonë që Irena me 5 mbiemra është gjykuar, po ajo nuk është gjykuar. Para tre javësh thanë se nuk është gjykuar.
Është në kaos të plotë. Është një gjykatë mjerisht shumë kaotike. Nuk respekton as parimet më elementare të konfliktit të interesit. Parimet më elementare të të drejtave.
Gjykon për gjëra që nuk i kemi gjykuar.
Në këtë dosje për shembull nuk e kemi kërkuar proporcionalitetin. Nuk e kemi kërkuar. Gjykata shpik një çështje pa e kërkuar”, është shprehur Berisha.