back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuKulturaVepra pranë mozaikut u hoq me dinjitet/ Artistja Kambo godet dizinformimin dhe...

Vepra pranë mozaikut u hoq me dinjitet/ Artistja Kambo godet dizinformimin dhe gjuhën e urrejtjes

Instalacioni i përkohshëm i artistes Blerta Kambo, vendosur pranë Mozaikut të Muzeut Historik Kombëtar, u mbyll sot pasi përmbushi qëllimin e tij kryesor: të tërhiqte vëmendjen mbi betejën e grave me kancer të gjirit.

Vepra paraqiste figurën simbolike të një gruaje pa flokë, me shenjë në gjirin e djathtë — një reflektim i realitetit të mijëra pacienteve që përballen me këtë diagnozë çdo ditë. Instalacioni ishte vendosur në distancë të sigurt nga mozaiku, pa e prekur atë, duke krijuar vetëm një efekt pamor komunikues për publikun.

Në ditët e fundit, vepra është keqinterpretuar dhe përdorur për dizinformim nga individë dhe platforma që, sipas artistes, kanë nxitur debat të pashëndetshëm dhe retorikë urrejtjeje. Kambo theksoi se kjo situatë është shembull i radhës i sfidës së lajmeve të rreme që dëmtojnë artin dhe gratë që po luftojnë me sëmundjen.

“Kur një grua që po lufton me kancer lexon komente urrejtjeje, cënohet dinjiteti i saj në ditët më të vështira. Ne i detyrohemi grave respekt, jo përdorim për klikime,” tha artistja.

Sipas saj, instalacioni nuk synonte provokim, por ndërgjegjësim, forcë dhe dinjitet — dhe siç ishte planifikuar, u hoq sapo përmbushi këtë rol.

“Disa e lexuan, disa e kuptuan, disa e keqinterpretuan. Kjo është plagë e shoqërisë sonë: dizinformimi që kthehet në urrejtje. Instalacioni largohet me dinjitet, por mesazhi mbetet: informohuni para se të gjykoni,” u shpreh Kambo.

Artistja falënderoi publikun, komunitetin e grave që ndanë historitë e tyre dhe të gjithë ata që mbështetën kauzën e vërtetë të kësaj vepre.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat