Gjatë gjithë ditës së enjte, pjesëtarë të Forcave të Armatosura u ngjitën në Malin e Korabit në kushte shumë të vështira atmosferike për të shpëtuar tre banorë, bashkë me 30 krerë kuaj të bllokuar.
Koordinimi mes strukturave të Mbrojtjes Civile në nivel vendor, të mbështetura nga Forcat e Armatosura, rezultoi i suksesshëm duke iu ardhur në ndihmë banorëve në kushte shumë të vështira për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës që arrinte deri në 40 cm.
Në operacion morën pjesë 19 forca dhe 3 mjete nga Batalioni i tretë i Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, të cilët finalizuan me sukses misionin në rreth 2100 metra lartësi.