Shqipëria, feston sot 80 vjetorin e çlimirit prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore. Kujtohen çlirimtarët e vendit pasi ata sakrifikuan jetën për lirinë e Shqipërisë.
Në këtë ditë historike, Kryeministri Edi Rama kreu homazhet e tij në Varrezat e Dëshmorëve, në nderim të të rënëve për liri.
Kryeministri, sëbashku me krerë të tjerë të shtetit shqiptar vendosën buqeta me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”.
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe kreu i shtetit, Bajram Begaj, si dhe kryeparlamentarja Spiropali. Gjithashtu morën pjesë dhe kryebashkiaku Veliaj, ministrat e qeverisë dhe deputetët e mazhorancës