Është mbyllur protesta te sheshi Willson, pasi përplasjeve radhazi të protestuesve me policinë.
Kjo e fundit, pasi ka lajmëruar për lirimin e qarkullimit, ka ndërhyrë herë me ujë e herë me gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, ashtu siç do ta shihni në videot e mëposhtme.
Kujtojmë se në këtë pikë ishin stacionuar degët 5, 12, Qarku Fier, Berat, Vlorë si dhe deputetët, Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Eralda Bano, Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi.
Në katër pikat e tjera protesta vijon ende.