Prokurori i SPAK Bledar Maksuti, pranoi në një seancë të hapur në Gjykatën Kushtetuese se SPAK ka krijuar një praktikë të marrjes së lejes prej gazetarëve në SPAK para se të publikojnë një material që përbën sekret hetimor.
Deklarata u bë në sancën e Gjykatës Kushtetuese që shqyrton ankesën e gazetarit Qyno të cilit i janë sekuestruar mjetet e punës nga SPAK për të identifkuar burimin e informimit.
Kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj, e pyeti prokurorin e SPAK nëse kishte ndonjë bazë ligjore apo praktikë që gazetarët duhet të marrin leje në SPAK kur duan të publikojnë një informacion sekret për një çështje të SPAK-ut.
Maksuti u përgjigj se nuk kishte një bazë ligjore për të detyruar gazetarët, por këmbënguli se këta të fundit pyesin vetë SPAK-un për publikimin e informacioneve, nëse i informacioni që duan të publikojnë ‘i prish punë’ SPAK-ut.
Deklarata tregon se SPAK ka krijuar një “normë ligjore” përmes praktikës së kontrollit mbi median.
Kjo është nëj provë më shumë se dhe përgjimet e familjes Veliaj nga burgu janë publikuar me leje të SPAK në portale që ata i përdorin për progandë dhe denigrim të kritkëve të tyre.
Debati mes gjyqtares Zaçe dhe dy prokurëve të SPAK ishte i gjatë dhe shumë i dobishëm për të kutpuar paligjshmërinë në të cilën vepron SPAK në kontrollin mbi median.
Diskutimi
–Gjyqtarja: Kishte mundësi që kërkuesi ta dinte që kishte një hetim në lidhje me të gjithë këtë informacion?
–Prokurori: Në këtë rast kemi të bëjmë dhe me një anë subjektive të vetë shtetasit apo të themi gazetarit duke qene se është një gazetar i vjetër kronike… Ka pasur të gjithë eksperiencat apo informacionet e duhura për të shtuar çfarëdo lloj informacioni që dispononte dhe në thonjëza të bënte çfarë të donte. E përmenda dhe më parë gjatë pyetjeve që i bëra mbrojtjes, kemi pasur dhe raste të tjera kur gazetarë të të njëjtit nivel të hetimit kanë pasur në dorë informacione të tilla dhe kanë ardhur dhe na kanë kontaktuar: ky informacion a është i vërtetë dhe a mund ta publikojmë, ju prish punë apo jo?
–Gjyqtarja: Ekziston si detyrim ligjor ky? Mund të na citoni dispozitën ligjore? Pra, jemi në kushtet e kundërligjshmërisë nëse ai njk vjen ta konfirmojë me ju këtë gjë? Pra, jemi në kushtet e praktikës, është thjesht një praktikë apo kemi detyrim ligjor që nuk është zbatuar?
–Prokurori: Nuk flasim për detyrim ligjor. Nuk është asnjëlloj detyrimi ligjor, po flas për detyrim etik. Balancë që formohet shpesh nga mbrojtja. Ne jemi ruajtës të etikës, ruajtës të burimit, që ne nuk e kërkojmë burimin. Në fakt ne e kërkojmë nëse është pra subjekti jonë, burimi gazetaresk apo ruajtës së interesit publik dhe cënim.
–Gjyqtarja: Për cënim të etikës mund të ketë veprime nga ana e prokurorisë në këtë drejtim?
–Prokurori: Jo znj. Kryetare. Nuk i kemi ato atribute. Mund të ketë nga ana e gazetarëve apo ndonjë …. Tjetër shtetëror kushtetues, por ne se kemi. Ne veprojmë vetëm me rrjedhjen e informacionit….