Armando Pali, i vrarë në të shtënat me armë zjarri në Shkodër, ka qenë më parë anëtar i Këshillit Bashkiak dhe punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Ai ndodhej në një kafe me Erogen Vason, i cili dyshohet se ka qenë shënjestra kryesore e atentatit.
Të plagosur kanë mbetur Erogen Vaso, i njohur edhe si Erogen Brajoviç, një kamarier i lokalit, si dhe një grua që ndodhej aty.
Policia ka arrestuar një person në lidhje me ngjarjen, megjithatë nuk është konfirmuar nëse ai ishte qitësi apo një bashkëpunëtor. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.