back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniVLEN: BDI le ta fillojë vetingun nga Ali Ahmeti

VLEN: BDI le ta fillojë vetingun nga Ali Ahmeti

Koalicioni VLEN përmes një reagimi kanë komentuar vetingun brenda BDI-së.

Sipas VLEN-it, vetingu në BDI duhet të nis nga kryetari i partisë, Ali Ahmeti.

“Nëse BDI do vërtet “vetting”, le ta nisë nga radhët e veta. Le të njoftojë se sa para kanë në llogaritë Ali Ahmeti, familja e tij dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Le të vërtetojnë sesi këta njerëz që nuk kanë bërë asgjë veç politikës, u shndërruan në multimilionerë. Por ne e dimë se ky është vetëm një tjetër paraqitje e rreme. BDI do të flasë për vettingun, por nuk do të prekë krimin e vet. Ata do të fshihen pas deklaratave boshe, ndërsa në prapaskenë vazhdojnë me të njëjtat skema korruptive. Ndaj, para se të gënjeni popullin, filloni me vettingun e Ali Ahmetit!”, thonë nga VLEN.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat