back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKronikëVrasje me pagesë në Shkodër?/ Viktima e dytë, truproja i Erogen Brajoviç

Vrasje me pagesë në Shkodër?/ Viktima e dytë, truproja i Erogen Brajoviç

Një atentat mafioz ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur. Viktimat janë 31-vjeçari Liridon Kraja, truproja e Erogen Vasos, dhe Armando Pali, i cili ndodhej me të gjatë ngjarjes.

Të plagosur mbetën Erogen Vaso, alias Brajoviç, i dyshuari kryesor i atentatit, dhe një kamarier i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Autori i dyshuar, Ragip Gilaj, tentoi të arratisej fillimisht me motor, por e braktisi atë dhe tentoi largimin me automjet, duke pësuar një aksident në zonën e ish-kryqëzimit të “Degës”. Pas ndjekjes, ai u arrestua nga policia.

Burime bëjnë me dije se Gilaj kishte qenë më parë i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge dhe dyshohet të jetë një vrasës me pagesë. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat