back to top
18.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniVuçiç: Protestat, përrallë gjoja për studentët

Vuçiç: Protestat, përrallë gjoja për studentët

Në një kohë që Serbia është përfshirë prej kohësh nga vala e protestave të dhunshme, presidenti Aleksandër Vuçiç iu drejtua qytetarëve dhe protestuesve me një videomesazh.

“Koha e çmendurisë do kalojë”, thekson Vuçiç ndërsa në video shfaqen imazhe të dhunshme nga protestat.

Në mesazhin drejtuar protestuesve, presidenti serb thotë se në mendjet e njerëzve nuk ka asgjë racionale dhe protestat i cilëson përrallë për gjoja studentët.

Vuçiç shton se protestuesit nuk kanë asnjë përgjigje kur pyeten se kush do ta menaxhojë vendin, problemet apo kush do të garantojë sigurinë dhe stabilitetin.

Një ditë më parë në 50 qytete të Serbisë, mbështetësit e Partisë Progresive Serbe të Presidentit Vuçiç organizuan protesta nën moton “Qytetarët kundër bllokadave”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat