back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniVuçiç sfidon opozitën: Nisni referendum nëse duhet të qëndroj në postin e...

Vuçiç sfidon opozitën: Nisni referendum nëse duhet të qëndroj në postin e presidentit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ftoi më 14 janar përfaqësuesit e opozitës që të kërkojnë mbajtjen e një referendumi këshillues për qëndrimin e tij në këtë post, me qëllim që të përcaktohet mbështetja që ka në mesin e qytetarëve.

Vuçiç, përmes një videoje të publikuar në Instagram, tha se Qendra Joqeveritare për Hulumtim, Transparencë dhe Përgjegjësi (CRTA) në Beograd kohët e fundit publikoi rezultatet e një sondazhi, sipas të cilit, në një referendum të tillë, 52 për qind e qytetarëve do të votonin kundër qëndrimit të tij në këtë funksion.

“Nëse këto pohime të CRTA-s janë të sakta, për mua është e pamundur të qëndroj në postin e presidentit të Serbisë. Prandaj, është e nevojshme që partitë opozitare të dorëzojnë vetëm 67 nënshkrime [të deputetëve] – dhe ata kanë më shumë se 80 – për të kërkuar mbajtjen e një referendumi këshillues për presidentin e Serbisë”, tha Vuçiç.

Partia opozitare për Liri dhe Drejtësi shkroi në X se ky “grep i regjimit është një përpjekje për të organizuar një referendum pa përmbushur kushtet zgjedhore, për të sjellë përsëri votues të rremë dhe për të bërë fushatë të papenguar në të gjitha televizionet që janë nën kontrollin e regjimit”.

Sipas ligjit në Serbi, një referendum organizohet për të lejuar qytetarët të shprehin mendimin e tyre mbi një akt-propozim, për të konfirmuar një akt të miratuar ose për një çështje me rëndësi të përgjithshme. Ai mund të jetë detyrues ose këshillues.

Vuçiç vlerësoi se Serbia është nën “presion të përbashkët dhe të koordinuar nga jashtë dhe brenda në nivel politik”.

Sipas tij, legjitimiteti është gjëja më e rëndësishme në politikë dhe sovraniteti buron nga vullneti i popullit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat