back to top
7.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetXhaferraj: Berisha nuk hyri për të fituar, por për agjendën personale

Xhaferraj: Berisha nuk hyri për të fituar, por për agjendën personale

Ferdinand Xhaferraj, deputeti i Partisë Demokratike, ka bërë një analizë kritike të situatës politike në vend dhe veçanërisht të zhvillimeve brenda PD pas zgjedhjeve të 11 majit.

Ai theksoi se Sali Berisha nuk ka hyrë në këto zgjedhje me qëllim që të fitonte, por për të çuar përpara një axhendë personale, e cila sipas tij tashmë bie ndesh jo vetëm me interesat e Partisë Demokratike, por është kthyer edhe në një problem për shoqërinë shqiptare.

Sipas Xhaferrajt, zgjedhjet ishin të parashikuara si “formale”, pasi PD nuk u paraqit kurrë si një alternativë reale për pushtetin. Ai nënvizoi se procedurat ankimore pas zgjedhjeve janë vetëm një formalitet, ndërsa Berisha nuk dha dorëheqjen, por e ka ankimuar rezultatin e 11 majit.

Në vlerësimin e tij, në këto zgjedhje përfituan si Edi Rama, që ruajti pushtetin, ashtu edhe Berisha, i cili arriti të çonte përpara kauzën e vet personale. Kjo situatë, sipas deputetit demokrat, ka sjellë një dobësim të opozitës dhe për rrjedhojë ka lehtësuar vijimin e keqqeverisjes në vend.

“Demokratizimi i PD është tashmë një problem shoqëror,” tha Xhaferraj,në një intervistë për News24, duke shtuar se ringritja e partisë është një domosdoshmëri e padiskutueshme për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat