back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 27 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“Xibraka”/ Çfarë ka ndodhur me hetimet për Olsi Ramën?

“Xibraka”/ Çfarë ka ndodhur me hetimet për Olsi Ramën?

Kreu i SPAK, Altin Dumani, iu përgjigj pyetjes së deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, lidhur me hetimet për vëllain e kryeministrit, Olsi Rama, në lidhje me një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike.

Dumani bëri me dije se hetimet janë mbyllur pasi nuk u gjetën prova që të vërtetonin përfshirjen e Olsi Ramës në aktivitet kriminal.

“Hetimet lidhur me laboratorin e Xibrakës dhe implikimin e mundshëm të Olsi Ramës rifilluan, SPAK kreu të gjitha veprimet e nevojshme, dhe në përfundim konkludoi me pezullim të hetimeve për shkak se nuk u zbuluan autorët e veprës penale. Çështja është referuar për ndjekje të mëtejshme Policisë së Shtetit,” tha Dumani.

Deputeti Balliu kishte ngritur pyetje në lidhje me deklaratën e Taulant Ballës gjatë një seance penale më 4 prill 2024, duke kërkuar pse SPAK nuk e kishte identifikuar personin e përmendur publikisht. Dumani sqaroi se hetimet kishin nisur dhe u përfunduan sipas procedurës, duke mos konstatuar përgjegjësinë e të përfshirëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat