back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetZbulim, alarm dhe heshtje/ Fati i errët i mbetjeve toksike në Shqipëri

Zbulim, alarm dhe heshtje/ Fati i errët i mbetjeve toksike në Shqipëri

Çështja e 102 kontejnerëve me mbetje të dyshuara toksike, rikthyer në Portin e Durrësit në fund të tetorit 2024, vazhdon të jetë një ngërç juridik dhe ambiental.

Pavarësisht shqetësimeve serioze, ecuria e hetimeve mbetet po aq e paqartë, ndërsa mungesa e transparencës ka ngritur dyshime të forta.

Kroonologjia e ngjarjeve
4 korrik 2024 – Kontejnerët nisën nga Durrësi me destinacion Tajlandën, por u bllokuan pasi Basel Action Network (BAN) alarmojë për përmbajtje të mundshme tërësisht toksike (EAFD – pluhur furre elektrike) dhe jo oksid hekuri si ishte deklaruar.

28 tetor 2024 – Anija turke “Moliva” u kthye në portin e Durrësit. Kontenierët u sekuestruan dhe depozituan në Porto Romano së bashku me hetime për trafik të paligjshëm mbetjesh e abuzim detyre.

Fillimi i marsit 2025 – Prokuroria deklaroi se një laborator i kualifikuar është identifikuar për analizimet. Institucionet mjedisore dhe media ndërkombëtare akuzuan Prokurorinë për vonesa të qëllimshme dhe mungesë serioze transparence.

Reagimi i Prokurorise

Prokuroria e Durrësit, pas publikimit ne media ka reaguar për çështjen e mbetjeve toksike, një ditë pas denoncimit të Konventës së Baselit (BAN) dhe Milieukontakt Albania se hetimi po mbahet peng nga autoritetet shqiptare.

Në njoftimin zyrtar prokuroria thotë se aktualisht është identifikuar laboratori që plotëson dhe ka infrastrukturën për garantimin e respektimit të të gjitha protokolleve dhe standardeve ndërkombëtare dhe shumë shpejt do procedohet me marrjen dhe analizimin e mostrave.

Prokuroria gjithashtu thotë se iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit me qëllim identifikimin e laboratorëve privatë që operojnë në Shqipëri dhe që kanë  ekspertizë në testimin e substancave të tjera të rrezikshme dhe që plotësojnë një sërë kriteresh të përgjithshme dhe specifike

Më herët, BAN i ofroi Prokurorisë së Durrësit një dëshmi të detajuar, e cila përfshinte fotografi të mbetjeve të ngarkuara në portin e Durrësit nga një sinjalizues anonim, si dhe të dhëna nga analiza që tregonin ndotje të niveleve të larta në objektin pritës në Tajlandë. BAN sugjeroi gjithashtu disa laboratorë të njohur në BE që mund të kryenin analizën e mbetjeve. Por, pavarësisht se Milieukontakt Albania e dorëzoi dëshminë personalisht në Prokurorinë e Durrësit, zyra e prokurorit refuzoi ta pranonte informacionin duke kërkuar që ajo të dorëzohej ekskluzivisht nga BAN si autor i saj. BAN, e cila nuk ka personel në Shqipëri dhe operon nga SHBA, u shpreh e gatshme të dërgonte një dëshmi të betuar dhe të noterizuar në Prokurorinë e Durrësit, por kjo ofertë u injorua nga autoritetet shqiptare.

Pyetjet e pambyllura dhe kritikat e ashpra
BAN dhe Milieukontakt kërkuan menjëherë analizë të hapur të mostrave dhe përfshirje të laboratorëve të pavarur, por ofertat e tyre nuk u pranuan. Mungesë e procedurave transparente e ngriti shqetësime për ndikime politike
Jim Puckett (BAN) theksoi se vonesat janë “të papranueshme dhe të tmerrshme”, duke e cilësuar procesin si “zvarritje të qëllimshme duke fshehur provat dhe shmangur përgjegjësitë penale” .
AFP dhe media të tjera raportuan mungesën e progresit konkret nga autoritetet, duke paralajmëruar se heshtja shtetërore rrit pasigurinë tek publiku .

Çështja e mbetjeve toksike në Durrës mbetet një krizë e papërfunduar. Kontenierët janë të vendosur në Porto Romano, por nuk ka asnjë raport publik për analizat e nevojshme. Autoritetet nuk kanë bërë asnjë deklaratë të detajuar që nga fillimi i procesit, ndërsa shtimi i mbetjeve të rrezikshme, mungesa e transparencës dhe vonesat në hetim mbulojnë një skenar nga i cili lindin dyshime për dështime institucionale dhe ndikime politike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat