back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 20 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaZgjedhjet e 11 majit ndezin hetimet/ GJKKO i kërkon SPAK të hetojë...

Zgjedhjet e 11 majit ndezin hetimet/ GJKKO i kërkon SPAK të hetojë 5 anëtarë të KAS

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka vendosur që Komisioni i Ankimit dhe Sanksioneve (KAS) të hetohet penalisht për shpërdorim detyre, pas kallëzimit të kandidatit demokrat Aulon Kalaja lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Gjyqtarja Etleva Deda ka rrëzuar vendimin e prokurorit të SPAK, Sotir Kllapi, i cili kishte kërkuar mosfillimin e hetimeve. Me këtë vendim, GJKKO i urdhëron SPAK-ut regjistrimin e procedimit penal dhe nisjen e hetimit ndaj 5 anëtarëve të KAS për dyshimet e shpërdorimit të detyrës gjatë procesit të ankimit zgjedhor.

Pas seancës, Aulon Kalaja deklaroi para mediave se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit është falsifikuar dhe se vendimi i gjykatës vërteton shkeljet e pretenduara.

“Gjykata konstaton se KAS duhet të rinumëronte të gjitha kutitë. KAS, sipas gjykatës, ka shkelur ligjin duke miratuar një tabelë përmbledhëse të falsifikuar, sepse në 300 e ca kutitë e tjera të pa rinumëruar ka pasur vota të falsifikuara,” – u shpreh Kalaja.

Vendimi i GJKKO-së pritet të hapë një proces të ri hetimor mbi veprimet e KAS dhe mënyrën si është administruar ankimi zgjedhor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat