back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetZjarret e qëllimshme në Shqipëri/ Kryeministri mesazh qytetarëve dhe gjykatësve

Zjarret e qëllimshme në Shqipëri/ Kryeministri mesazh qytetarëve dhe gjykatësve

Kryeministri Edi Rama, gjatë një komunikimi live me qytetarët në Facebook, komentoi për situatën e ndezjeve të qëllimshme të zjarreve dhe masat ligjore ndaj autorëve.

Rama theksoi se ligji aktual në Shqipëri është i fortë ndaj atyre që vënë zjarre me qëllim, por shtoi se jo të gjithë gjykatësit veprojnë sipas detyrës së tyre.

“Ligji është i fortë që tani për ata që vënë zjarret. Gjykatësit dihet që nuk janë të gjithë në krye të detyrës, por do të shohim në këtë drejtim se çfarë do të bëjmë. Një gjë është pak, por e sigurtë. Gegë Gega e ka thënë shumë mirë: Qentë le të lehin, karvani të shkojë përpara”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe tregoi vendosmërinë e qeverisë për të mbrojtur qytetarët dhe pasuritë nga zjarrvëniet e qëllimshme, duke paralajmëruar se çdo masë do të merret në përputhje me ligjin dhe situatën në terren.

Deklarata vjen pas një sezoni të nxehtë zjarresh që ka prekur disa zona të vendit, duke shërbyer si një mesazh për autoritetet gjyqësore dhe publikun mbi përgjegjësinë e secilit në parandalimin dhe ndëshkimin e zjarrvënieve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat