back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 30 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia"21 Janari"/ Lulzim Basha paraqitet në SPAK

“21 Janari”/ Lulzim Basha paraqitet në SPAK

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Basha po pyetet në cilësinë e ish-ministrit të Brendshëm, lidhur me hetimin për ngjarjet e 21 Janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues.

Sipas informacionit paraprak, Basha është thirrur si person që ka dijeni për çështjen dhe emri i tij është përmendur në kallëzimin e familjarëve të të ndjerit Aleks Nika, një nga viktimat e tragjedisë, një ngjarje që ende mbetet e pazbardhur.

Ai është paraqitur i vetëm dhe ka dhënë shpjegimet e tij lidhur me hetimin. Më parë, në Prokurorinë e Posaçme janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë që mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Hetimi i 21 Janarit vijon nën drejtimin e SPAK, me qëllim zbardhjen e plotë të përgjegjësive për humbjen e jetëve gjatë protestës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat