back to top
2.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetKosovaPara Speciales/ Ish-zv.ministri Kuçi deklarohet i pafajshëm

Para Speciales/ Ish-zv.ministri Kuçi deklarohet i pafajshëm

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot është paraqitur para Gjykatës Speciale, ku është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të.

Ai ka thënë se këtë aktakuzë “e sheh si prekje të dinjitetit njerëzor, profesional dhe reputacionit” të tij.

“Jam plotësisht i pafajshëm. Sot është një prej momenteve të errëta për mua si njeri i drejtësisë që e ka profesion dhe mision tërë jetën dhe jam identifikuar me drejtësinë si profesor i drejtësisë për mbi 30 vite, si ish kryetar i komisionit kushtetues të Republikës së Kosovës që Kushtetuta është ende në fuqi, si zv/kryeministër për rend dhe ligj për tri mandate dhe ministër i Drejtësisë për dy mandate, si anëtar i ekipit mbrojtës të kryetari Veseli pranë kësaj gjykate. Këtë aktakuzë e shoh si prekje të dinjitetit tim njerëzor, profesional por edhe të reputacionit tim.

Drejtësinë si mision dhe profesion do ta vazhdoj edhe nga sot, edhe në një pozitë tjetër por prapë në funksion të saj dhe të atyre vlerave që më identifikuan. Më vjen keq për shqetësimin që kjo akuzë ia ka bërë familjes sime, studentëve dhe kolegëve, shokëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Unë ju them atyre edhe sot, unë jam i njëjti ai që kam qenë para datës 6 dhjetor 2024. Nuk do ta zhgënjej askënd, as ju as drejtësinë. Më lejoni të jem i qartë, unë nuk kam bërë asnjë vepër penale, unë jam i pafajshëm dhe kam besim të plotë që do të lirohem nga akuzat.

Në aktakuzë jam me presidentin Hashim Thaçi, më lejoni të them se Hashimin e kam mik, njihemi qe vite të gjata dhe kemi punuar gjatë. Gjatë tërë punës së bashku ne kemi punuar dhe udhëhequr nga parimi i drejtësisë, respektimit të saj dhe kemi besuar në drejtësi. Unë si jurist kam përdorur sloganin “sundimi i ligjit me ligj”, edhe sot besoj se kjo gjykatë po e bën dhe do ta bëjë të njëjtën gjë. Puna ime është identifikuar në funksion të ndërtimit të drejtësisë, në respektimin e vendimeve gjyqësore, në besimin në drejtësi dhe jo në mosbindje ndaj urdhrave të Gjykatës çfarë thotë akuza.

Edhe në kohën kur isha në ekipin mbrojtës, edhe atëherë kur kam pasë mundësi që përmes ligjit dhe protokollit të kësaj gjykate të takohem me dëshmitarë, këtë të drejtë nuk e kam shfrytëzuar asnjëherë çka edhe mund të vërtetohet, nuk kam dashur që të fitohet perceptim për ndonjë keqkuptim eventual.

Sikur e thashë edhe një fillim, drejtësia për mua është mision e profesion, do të vazhdojë edhe sot dhe do të duket kështu edhe në të ardhmen. Besoj që të gjithë në këtë sallë jemi në anën e drejtësisë që e pikësynim arritjen e të vërtetës dhe rritjen e besimit në drejtësi për secilin në këtë sallë dhe jashtë saj. Zonja dhe zotërinj, e nderuara gjyqtare, besimin në zot dhe në drejtësi nuk e luhati edhe kur sfidohem personalisht, edhe kur duket se ata janë në anën tjetër prej meje ngase unë me bindje jam çdoherë në anën e tyre”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat