KreuSportiLorik Cana rrëfen prapaskenat e karrierës

Lorik Cana rrëfen prapaskenat e karrierës

Lorik Cana është një nga figurat më të rëndësishme të historisë së futbollit shqiptar. Ish-kapiteni i Kombëtares ka lënë gjurmë jo vetëm me paraqitjet në fushë dhe shiritin e kapitenit, por edhe me karrierën që ndërtoi në disa prej klubeve të njohura europiane.

Nga vitet e para të karrierës, kur gjithçka ishte ende e pasigurt, deri te stadiumet më të mëdha të Europës, rrugëtimi i Canës ka qenë i mbushur me momente të rëndësishme.

Në një rrëfim për Federatën Shqiptare të Futbollit, ish-kapiteni ka zbuluar edhe një episod të veçantë nga fillimet e karrierës së tij. Cana tregoi se kishte marrë një ftesë nga Arsenali, por në fund transferimi nuk u realizua.

Gjatë rrëfimit, ai u ndal edhe te eksperiencat e tij në klubet ku ka luajtur, mes tyre Paris Saint-Germain, Olympique Marseille, Sunderland, Galatasaray, Lazio dhe Nantes.

Por për Canën, një pjesë e veçantë e karrierës mbetet ajo me Kombëtaren shqiptare. Përballjet me Serbinë janë ndër momentet që ish-kapiteni i kujton ende, ndërsa ai ka treguar edhe për momentin kur vendosi të përfaqësonte Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Fanella kuqezi do të bëhej më pas një nga pjesët më të rëndësishme të karrierës së tij, ndërsa Cana do të mbante për vite shiritin e kapitenit.

Me Kombëtaren shqiptare, Lorik Cana ka zhvilluar 94 ndeshje dhe ka shënuar një gol, duke u kthyer në një prej figurave ikonë të futbollit shqiptar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat