back to top
6.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitet"Zgjedhjet", Blendi Klosi zëvendëson Gonxhen në Dibër si drejtues politik/ Ministri Vengu...

“Zgjedhjet”, Blendi Klosi zëvendëson Gonxhen në Dibër si drejtues politik/ Ministri Vengu i shkon në ndihmë Çuçit në Vlorë

Kryesia e Partisë Socialiste ka dalë me disa vendime ditën e sotme.

Blendi Klosi është caktuar drejtues politik në qarkun e Dibrës, duke zëvendësuar në këtë detyrë Blendi Gonxhen.

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka marrë detyrën e numrit dy për drejtimin politik të PS në Vlorë, si mbështetës i Bledi Çuçit.

Mbledhja e PS

Në mbledhjen e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ku kanë marrë pjesë edhe drejtuesit e bashkive që drejtohen nga PS në të gjithë vendin pjesëmarrja ka qenë online dhe është diskutuar për forcimin e punës dhe angazhimin e strukturave partiake në funksion të votës së Diasporës dhe bindjes së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për të votuar PS-në në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ndërkohë që janë marrë dhe vendimet për plotësimin e vendit vakant të drejtuesit politik në Dibër, ku është vendosur zyrtarisht që sekretari i përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi do të jetë dhe drejtuesi politik.

Blendi Gonxhe ka nisur punën si drejtues politik në qarkun e Tiranës por me fokus zonën e Kombinatit.
Po kështu ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu është caktuar si i angazhuar në qarkun e Vlorës, përveç z. Bledi Çuçi. Vengu do jetë mbështetës për të organizuar strukturat për zgjedhjet e 11 majit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat